Ja sekretet e 3 banorëve të Big Brother

Olta është vegjetariane 25-vjeçarja nga Burreli, por që prej 15 vjetësh jeton në Londër, duhet të ketë edhe një qenush të vogël, të cilin e do shumë. Kjo, sepse ne zbuluam se Olta është vegjetariane dhe nga dashuria e madhe që ka për qenin e saj, ka vendosur të mos ushqehet më me prodhime mishi. Ajo u prezantua si një vajzë e qetë, e dashur dhe tregoi se sapo ka përfunduar shkollën e lartë për biznes-ekonomi. Po ashtu, Olta tha se kishte një pasion shumë të madh, grimin. Elena, vajza që ka pirë cigare 4 vjeçe Një nga sekretet më të çuditshme të banorëve, duket se e fsheh pikërisht modelja e shtëpisë. 18-vjeçarja Elena Lika është detyruar të pijë duhan për arsye shëndetësore në moshën 4- vjeçare. Po ashtu, mbi bukuroshen mësuam se ka bërë disa dalje publike para pjesëmarrjes në “Big Brother”. Ajo është shfaqur në derën e jashtme të shtëpisë së famshme vetëm një vit më parë, si modelja që shoqëroi Arbrin, fituesin e “BB5”. Gjithashtu Elena ka shoqëruar Stresin gjatë “udhëtimit me Lambo” në videoklipin e këngës më të fundit të repistit. Elena ka bashkëpunuar edhe me Flori Mumajesin, duke u bërë pjesë e videoklipeve të këngëve të tija më të fundit, “Me zemër” dhe “Pa jetë”. Altina, e çmendur për Real Madridin Vajza nga Gjakova bie menjëherë në sy për stilin e saj sportiv. Gjatë hyrjes së saj në shtëpi, ajo ishte e vetmja që nuk kishte veshur taka dhe fustan. Altina nuk kishte bërë aspak grim dhe ndihej shumë rehat me pamjen e saj. Ne zbuluam se ajo, përveçse aktron dhe si filozofi jete bën çdo gjë që do, gjithashtu çmendet për skuadrën e Real Madridit. Altina është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe ka vendosur të bëhet pjesë e “Big Brother” për të promovuar veten. /balkanweb