Të fikët shoferit, pasagjerët rrëmbejnë timonin

Një hap larg tragjedisë ndodhej një autobus i kompanisë urbane PKS të Polonisë, kur drejtuesit të automjetit i ra të fikët. Por dy gra të shkathëta, pasagjere të autobusit, rrëmbyen menjëherë timonin dhe vendosën kontrollin e autobusit. Ngjarja ndodhi pranë qytetit Kismark dhe u regjistrua nga kamerat e automjetit.